Tiranë, kapet 1 kg heroinë
prangosen dy shpërndarësit

Tiranë, kapet 1 kg heroinë<br />prangosen dy shpërndarësit
TIRANË - Sekuestrohet në Tiranë një sasi droge prej 1 kg heroinë ndërsa arrestohen 2 shtetas si posedues dhe shpërndarës të saj.
Policia e kryeqytetit njoftoi se sot në orët e para të mëngjesit, nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të kësaj Drejtorie, arritën të sekuestrojnë në kuadër të operacionit të “Rrugicat”, sasinë prej 1 kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe arrestimi e dy, posedues të saj.
Policia tha se pas një hetimi 6 mujor u arrit të kapen dhe arrestohen në flagrancë shtetasit Fation Xhemal Kurti, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Entel Pëllumb Hyka, 28 vjeç, banuese në Tiranë,Arrestimi i tyre u realizua dje në mesditë në afërsi të rrugës “Nikolla Lena” në Kryeqyet, ku shtetasit e sipërcituar u kapën në flagrancë me disa porcione lëndë e dyshuar Heroinë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fation Kurti ju gjet dhe u sekuestrua sasia prej 1 kg lëndë pluhur e dyshuar narkotikë e llojit Heroinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike e llojit Heroinë, 7 (shtatë) telefona celular të markave të ndryshme, një shumë e konsiderueshme parash e përfituar nga kjo veprimtari. Neni 283/2 i K.P.
Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se kjo sasi lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion, trafikimin dhe më pas shpërndarjen kryesisht në zonat e rrugës së Kavajës, Zogu i Zi, rruga “Myslym Shyri” në Tiranë si dhe vendet fqinje me Shqipërinë.
Lënda narkotike e llojit Heroinë ishte e cilësisë së parë dhe përdorej edhe nga klientë vip, lëndë e cila në momentin e sekuestrimit u gjend e ndarë në disa qese e porcione.

(aq/shqiptarja.com)






  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë