TIRANË - Një vajzë dhe një djalë,të dy me banim në Tiranë u arrestuan nga policia e kryeqytetit pasi dyshohen si autorë të grabitjes së disave banesave. Xh.Hysenbegasi 25 vjeçe dhe F.Drushku 29 vjeç i dënuar më parë për veprat penale "dhunim banese" dhe "vetëgjyqësi" akuzohen se kanë vjedhur të paktën tre banesa.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Drushkut, policia gjeti municione luftarake dhe tre aparate celular të markave Samsung dhe Nokia, të cilat ende nuk dihet nëse janë të vjedhura.
 
Specialistët për Krimet kanë bërë dokumentimin e  tyre me prova ligjore.
Konkretisht:
Vjedhje në banesën e shtetasve:
- A. B.
- M. N.
- N. V

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)