TIRANE - Strukturat e komisariatit të policisë Nr.3 në Tiranë, mesditën e djeshme, kanë vënë në pranga shtetasin Sajmir Morava, 32-vjeç nga Yrsheku i Tiranës. 32-vjeçari ishte i proceduar disa herë më parë për vjedhje automjetesh.
Arrestimi i tij është bërë në flagrancë ndërkohë që Morava ka qenë duke vjedhur automjetin e rastit. Falë një pune hetimore të organizuar nga strukturat e këtij komisariati u arrit që të identifikohet autori i dyshuar me këtë tendencë si dhe dokumentimi i përfshirjes së tij në mbi 20 vjedhje automjetesh, të realizuara në Tiranë e qytete të tjera në kohë të ndryshme.
Sipas burimeve të policisë Morava kishte si bashkëpunëtorë edhe dy persona të tjerë, të cilët bashkë kryenin vjedhjet e automjeteve. Sipas bluve, autorët vjedhjet e makinave i kryenin në zona shumë të populluara të Tiranës si QTU, City Park, Spitali Amerikan e të tjerë.
Në momentin që policia ndërronte turnin e punës, 32-vjëçari Morava bashkë me dy personat e tjerë i nisnin makinat e vjedhura nga Tirana drejt qyteteve të veriut si Fushë-Krujë dhe Laç dhe më pas i shisnin për pjesë këmbimi. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se Morava vidhte vetëm benz 240-250 në sajë të porosive që ata kishin. Aktualisht nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punohet intensivisht në drejtim të kapjes së të tjerë personave më këtë tendencë. Shtetasit Sajmir Morava iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale disa automjete të vjedhura si dhe disa sendeve që shërbenin për hapjen dhe ndezjen e këtyre automjeteve.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com