Një konflikt për motive pronësie është bërë shkak për një tentativë vrasje në kryeqytet. 44-vjeçari Besnik Spaho ka tentuar të vrasë me thikë vëllanë e tij Luan Spaho, në rrugën “Lord Bajron”, duke u shkaktuar plagë të rënda në kokë. I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën.
44-vjeçari Besnik Spaho është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa po punohet për kapjen e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë. Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë për Krime të Renda. Nenet 79/ gërma “c” dhe 22 të K.P.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com