Tiranë, konvikti i Gjuhëve
të Huaja do të mbyllet

Tiranë, konvikti i Gjuhëve <br />të Huaja do të mbyllet
TIRANE Konviktorët e Liceut Artistik shumë shpejt do të mbeten sërish pa një "çati" mbi kokë. Kjo pasi bashkia e Tiranës ka vendosur që ta mbyllë konviktin e shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja dhe ta kthejë në shkollë 9-vjeçare, me pretendimin në të nuk ka shumë të rinj që qëndrojnë.

Aktualisht në të janë të strehuar 112 nxënës, të cilët ndjekin shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi" dhe liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Ndërkohë që prej shtatorit, në këtë konvikt jetojnë përkohësisht edhe fëmijët e shtëpisë së jetimëve "Zyber Halluli", e cila po rikonstruktohet.

Nxënësit e liceut artistik kanë ndërruar "shtëpinë" e tyre vetëm pak ditë më parë, në fillim të muajit janar dhe duket se sërish do të mbeten pa një çati mbi kokë. Kjo pasi bashkia e Tiranës i nxori ata nga konvikti i liceut artistik që është përballë shkollës "Jordan Misja" për ta kthyer në zyra për administratën.

Por vetëm pak kohë pasi u ka gjetur një strehë të re, bashkia e Tiranës ka një tjetër projekt edhe për këtë godinë, por ende nuk ka zgjidhur ccështjen se ku do të strehohen këta të rinj pas ndryshimit të destinacionit të këtij konvikti.

Në buxhetin e vitit 2012 për Tiranës, ekspertët e bashkisë e kanë argumentuar këtë vendim me faktin se godina e konviktit të Gjuhëve të Huaja nuk shfrytëzohet sa duhet dhe si rrjedhojë do të jetë më efikase nëse ajo kthehet në një shkollë 9-vjeçare për njësinë bashkiake nr.2, njësi në të cilën shkollat janë të mbipopulluara. "Ndërtim shkolle 9-vjeçare tek konvikti i Gjuhëve të Huaja. Konvikti i gjuhëve të huaja "Asim Vokshi" akomodon nxënës nga i gjithë vendi, por me ngritjen e shkollave, (për të gjithë të huajt nga rrethe të tjera) numri i fëmijëve që jetojnë në këtë konvikt ka ardhur në ulje të vazhdueshme.

Aktualisht në këtë godinë jetojnë dhe një pjesë e fëmijëve të shtëpisë së fëmijës "Zyber Hallulli". Kjo shkollë ndodhet në njësinë nr.2. Në zonën përreth shkollat e tjera kanë mbipopullim të klasave nga nxënësit dhe ndërtimi i saj do t'i vinte në ndihmë komunitetit. Fondi në dispozicion 67 milionë lekë të reja", - parashikohet në buxhetin e bashkisë së Tiranës në zërin e investimeve të projektuara për njësinë bashkiake nr.2 të Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat