Tiranë, kopshti 31 pa ngrohje
Prindërit largojnë fëmijët
Një pjesë e mirë e prindërve që kanë fëmijët në kopshtin nr.31 të Tiranës, e cila ndodhet në zonën e ish-bllokut, kanë preferuar që këto ditë të ftohta t'i heqin fëmijët nga ky institucion. Kjo pasi mungon ngrohja. "I bëmë lekët ilaçe për fëmijët."- tregojnë prindërit.
TIRANE- Një pjesë e mirë e prindërve që kanë fëmijët në kopshtin nr.31 të Tiranës, e cila ndodhet në zonën e ish-bllokut, kanë preferuar që këto ditë të ftohta t'i heqin fëmijët nga ky institucion. Kjo pasi mungon ngrohja. "I bëmë lekët ilaçe për fëmijët. Kaldaja u vu para ca ditësh vetëm një javë në punë dhe tani jo më. Unë e kam hequr vajzën time", - na tregon një prindër. Ndërkohë që një tjetër na thotë se kur e merrte fëmijën e tij nga kopshti në drekë, i kishte duart akull. "Unë nuk e çova fare javës tjetër dhe as dje. I kishte duart akull kur e merrja, pasi nuk ka ngrohje. Vetëm një ngrohës të vogël që e kemi blerë ne prindërit", - na thotë një tjetër prindër që e ka hequr fëmijën e tij nga ky kopsht, i cili është rikonstruktuar vetëm një vit më parë.
Alfons Muça, drejtor i ndërmarrjes nr.1 të bashkisë, që merret me administrimin e shkollave ka deklaruar se në këto ditë të ftohta të dimrit, të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet që ngrohen me kaldaja janë furnizuar me karburantin që u nevojitet.
Si po veprohet me kopshtet e çerdhet që nuk kanë ngrohje? Bashkia e Tiranës ka mundësuar blerjen e sasisë së karburantit që nevojitet për sigurimin e ngrohjes për fëmijët dhe nxënësit e shkollave, deri më 16 mars, ditë kur kaldajat mbyllen.
Po për kopshtin 31 ku mungon ngrohja si do veprohet? Unë nuk e di konkretisht për këtë kopsht, por mund të them se për pjesën tjetër të objekteve ku nuk funksionon ky sistem, alternative e vetme është energjia elektrike.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39