Tiranë, ‘Qemal Stafa’, parkingu
i Bashës mbetet në letë
Parkingu i premtuar nga Basha, edhe pse i ka mbaruar afati i punimeve dhe duhej të ishte përfunduar, akoma nuk është filluar.
TIRANE- Parkingu i premtuar nga Basha, edhe pse i ka mbaruar afati i punimeve dhe duhej të ishte përfunduar, akoma nuk është filluar. Prej dy vitesh i vetmi punim i bërë në të është rrethimi me një llamarinë. Tashmë ky shesh funksionon si parking privat me pagesë.
Në parkingun e madh pranë stadiumit “ Qemal Stafa” ende nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e Bashkisë së Tiranës. Edhe pse ky ishte një nga premtimet më të mëdha të kryebashkiakut Basha gjatë fushatës, tashmë dy vjet pas marrjes së mandatit, nuk ka bërë asgje për këtë parking. Por deri më sot, jo vetëm që nuk është realizuar premtim për ndërtimini e një parkingu të tillë, por ai nuk funksionon normalisht as si mbi tokësor.
Aktualisht ky shesh nuk ka as një sistem vijëzimi që i jep kësaj hapsire formën e një parkingu e megjithatë, pavarësisht premtimeve ai është një parking me pagesë. Qëndrimi i makinës aty nga ora 08:00- 20:00 kushton 100 lek. Këtë e tregon edhe tabela që lajmëron parking me pagesë dhe është vendosur brenda këtij ambjenti. Parkimi që sipas projektit do të përfundonte më 12 shtator 2013, do të kishte 1008 vendparkime. Sipas kontratës, e cila nuk ka ndryshuar asgjë dhe me të cilën administrata e Bashës ka shpallur fitues “Gener 2”, afati i përfundimit të punimeve është një vit pas nisjes së tyre, ndërsa i gjithë parkingu nëntokësor do të jepej me koncension për 35 vjet.
Ndërtimi i një parkimi të tillë makinash në kryeqytet do të zgjidhte një pjesë të mirë të problemit të qëndrimit të makinave të cilat në mungesë të një parkingu, shoferët janë të dertyruar të qëndrojnë vend e pavend. I gjendur në një situatë të tillë, tepër kaotike, ky parking është bërë shpesh problematik, pasi në mungesë të një sistemi vijëzimi, makinat dalin prej aty të gërvishtura dhe askush nuk di të përgjigjet për këtë. Ndërkohë, në ditën që do të zhvillohej ndeshja për kualifikuesit e kampionatit botëror “Brazil 2014”, Ministri Tahiri ka kërkuar që hapsira para stadiumit që ishte e rrethuar, të çlirohet. Burime nga Ministria e Brendshme, kanë bërë të ditur se, “në ambjentet e stadiumit nuk do të ketë më parkim privat ”. Gjithashtu është kërkuar që edhe rreth stadiumit të çlirohen të gjitha hapsirat. Por aktualisht ky shesh vazhdon të funksionoj si një parking privat por që nuk dihet cila do jetë forma e tij përfundimtare.
Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35