TIRANE - Një këmbësore ka mbetur e plagosur, pasi një makinë e Ambasadës së Rusisë në Tiranë e ka përplasur atë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Pashko Vasa”, në zonën e ish-bllokut.

Sipas burimeve të policisë e plagosura është një grua rreth 40 vjeçe, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur. E plagosura është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë./Shekulli/

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)