TIRANE- Një kalimtar është aksidentuar për vdekje mëngjesin e sotëm pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Viktima ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është përplasur nga makina. Aksidenti është shënuar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm. Viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia nis punën për të bërë identifikimin viktimës, drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, si dhe shkaqet.
(sg/shqiptarja.com)