TIRANE- Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet si pasojë e një aksidenti. Një motor është përplasur me një automjet tip “Fuoristradë” me targë AA 822 AX. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, pranë “Urës së Tabakëve”.
 
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur punë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)