Tiranë, mbyllet tregu
i bagëtive, s'ka kushte

Tiranë, mbyllet tregu <br />i bagëtive, s'ka kushte
TIRANE- Tregu i bagëtive në Tiranë, i njohur nga të gjithë si tregu i gjësë së gjallë, është mbyllur përfundimisht nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal (ASHR). Liljana Ramasaco, drejtoreshë e ASHR-së, shpjegon se prej kohësh tregtarët ishin paralajmëruar të krijonin kushte më të mira tregtimi, por ata nuk morën asnjë masë.

Ajo ka sqaruar se vendimi për mbylljen e tij është marrë pasi, kushtet higjieno-sanitare në këtë treg ishin tepër të këqija dhe për pasojë mund të rrezikohej shëndeti i konsumatorëve. "Janë kontrolluar rreth 1300 objekte, janë lënë rreth 600 proces verbale në këto objekte, janë vendosur 17 vendim gjoba dhe është bërë një mbyllje definitive për tregun e gjësë së gjallë. Nëse ne bëjmë një vlerë krahasuese me aktivitetin e muajit të kaluar shohim që kemi një rritje, si në drejtim të inspektimeve, ashtu dhe në drejtim të masave administrative të marra nga ana e inspektorëve", - deklaron Liljana Ramasaco, drejtore e Autoritetit Shëndetësor Rajonal.

Ndërkohë që ajo ka shpjeguar se objekt kontrolli kanë qenë edhe subjektet ku tregtohen ushqime dhe sidomos fast-food-et, për të cilët janë vendosur 17 gjoba. "Këto gjoba kryesisht janë vendosur në ato subjekte që nuk kanë qenë të pajisura me akt miratime, apo dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me inspektoriatin sanitar shtetëror. Kryesisht bëhet fjalë për fast food dhe tregje.( ne foto tregu te pazari i ri)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan