TIRANE-Komuniteti Mysliman është përfshirë sërish nga përplasjet. Kësaj here shkak është bërë një vendim i papritur, i datës 27 shkurt 2012, ku, pa marrë mendimin e askujt, imamit të xhamisë së Medresesë, Lulzim Plloçi, i është komunikuar lirimi nga detyra dhe në vend të tij është emëruar një pedagog i shkollës së medresesë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te besimtarët, por edhe vetë imami i shkarkuar
Lulzim Plloçi, në të vërtetë është një imam që të ngjall besim. Në bisedën që ne zhvilluam me të, ai nuk ka asnjë lloj kompleksi. Flet hapur. Pa frikë dhe pa dashur t'u shmanget pyetjeve tona "se këto janë çështje të brendshme". Në një intervistë për "Shqiptarja.com", ai rrëfen se nuk i vjen keq se e kanë liruar nga detyra, por i vjen keq për mënyrën se si ia bënë këtë gjë. I shkolluar pranë fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, sa herë në këtë xhami ritet myslimani i fal imami Plloçi, ajo mbushet plot. Ai deklaron se pranon çdo lloj vendimi, por këta duhet të konsultohen së pari me besimtarët pasi një imam është një udhëheqës shpirtëror dhe se nuk lejon askënd që të shkelë mbi punën dhe përkushtimin e tij.
Pak kohë më parë, ju u shkarkuat nga detyra e imamit, si e pritët këtë vendim?
Jo, nuk jam shkarkuar, por jam liruar nga detyra. Dhe sipas vendimit të KMSH-së, unë jam në pritje të ndonjë pozicioni tjetër dhe nuk më ndërpritet as paga.
A ishit ju në dijeni të këtij vendimi dhe me çfarë me motivacioni jeni lënë në dispozicion?
Kjo është e çuditshjma sepse unë nuk isha në dijeni fare. Para ca ditësh erdhën ata të KMSH-së dhe gjatë faljes, kur xhamia ishte plot me besimtarë, ata komunikuan lirimin tim si imam dhe emërimin e një djali të ri nga Korça, pedagog këtu te medreseja. Problemi është se ata nuk janë këshilluar me askënd, ose së paku me besimtarët. Pasi nuk është se bëhet fjalë për një drejtor drejtorie, dhe nuk ka problem, po e heqim këtë e marrim një tjetër më të aftë. Imami është udhëheqës shpirtëror i besimtarëve, ata i qajnë hallet atij, flasin, diskutojnë, dhe në këtë rast merret një vendim pa i pyetur ata. Jo se po them se ai tjetri që më ka zëvendësuar nuk është më i mirë se unë, por problemi është se unë ka 10 vjet që jam imam i kësaj xhamie, ndaj duhet të ishin pyetur së paku besimtarët.
Po besimtarët si reaguan?
Ata i kanë dërguar një peticion KMSH-së, me pretendimet e tyre, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.
Po ju si reaguat?
Unë kam ndjekur të gjithë procedurën që na përcakton statusi i institucionit tonë. Sigurisht që unë dua një shpjegim për këtë lëvizje. Në vendimin e saj, KMSH-ja thotë se nuk do të ma lëvizë pagën, por do të qëndroj në pritje. Unë nuk jam njësoj si një futbollist, që dje kam qenë lojtari kryesor dhe sot të rri në stol rezervë. Unë jam që prej 10 vjetësh jam imam i kësaj xhamie, dhe i jam përkushtuar besimit, islamit. Jam në të drejtën time dhe dua të drejtën time. Nuk është çështja se po më hoqën këtu, nuk kam ku të shkoj, por unë nuk lejoj askënd të më shkelë mbi punë që kam bërë.
Po aktualisht ka ardhur imami i ri?
Jo, ai nuk ka ardhur më që prej ditës së prezantimit, pasi disa besimtarë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj tij.
A është e vërtetë që tashmë xhamie do të kalojë për nxënësit e medresesë dhe do të mbyllet për besimtarët e lagjes?
Sipas Komunitetit Mysliman, në bazë të marrëveshjes që kanë me fondacionin "Sema", që financon shkollën e medresesë, xhamia e Medresesë do të kalojë për të bërë praktikat për nxënësit e kësaj shkolle. Por kjo është një xhami që është hapur në vitin 2002 për besimtarët e kësaj lagjeje dhe ka qenë e hapur edhe për shkollën që të bëjnë praktikën. Ne nuk kemi pasur asnjëherë konflikt me shkollën. Ta zëmë si kemi lejuar të bëjnë praktikën apo gjëra të tilla. Por unë theksoj se kjo është së pari një xhami për besimtarët e lagjes, dhe pastaj edhe për nxënësit e shkollës.
/Shqiptarja.com