Tiranë, nënshkruhet kalendari i 
bashkëpunimit kulturor Shqipëri-Kosovë

Tiranë, nënshkruhet kalendari i <br />bashkëpunimit kulturor Shqipëri-Kosovë
U nënshkrua sot pasdite në Ministrinë e Kulturës Kalendari i Përbashkët Kulturor Vjetor 2016 Shqipëri- Kosovë në praninë e ministrit të Kulturës së Kosovës Kujtim Shala.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro premtoi një bashkërendim të aktiviteteve kulturore për kalendarin mbi një marrëveshje të vendosur në bazë të Protokollit të Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat e artit”, premtoi ministrja Kumbaro duke premtuar me tej se do t’i përmbahet deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës të nënshkruar në Prizren më datën 11 janar 2014. Ministri i Kulturës së Kosovës Shala tha se bashkëpunimi me Kosovës dhe Shqipërinë do të jetë i shumanshmes duke përfshirë të gjitha fushat e arteve, fillorin dhe trashëgiminë kulturore” në fund ministri Kujtim Shala dhe Ministrja Kumbaro nënshkruan kalendarin në praninë e delegacioneve përkatëse të dyja vendeve

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!