TIRANE- Plagoset me armë zjarri pronari i një pallati në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 10 30 të paradites së sotme pranë zonës së njohur si “Ish-parku i autobusëve”. Sipas policisë, shtetasi Avni Lika, pronar i një pallati mbeti i plagosur pasi u qëllua me çifte pranë objektit të ndërtuar. Autori I krimit, shtetasi Abdyl Zguri është pronari i tokës mbi të cilën është ngritur pallati i ndërtuar nga Avni Lika.
Policia ka arritur të arrestojë menjëherë autorin e krimit, i cili ka dekalruar në polici se e kishte qëlluar pronarin e pallatit, pasi nuk i ishte përmbajtur kontratës mes tyre, sipas së cilës duhet të përfitonte një apartament në pallatin e ndërtuar nga shtetasi, Avni Lika.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com