TIRANE - Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, festimet dhe një sërë aktivitetesh të tjera të rëndësishme kanë vazhduar gjatë gjithë ditës.

PRESIDENCA ME IMAZH TE RI
Institucioni i Presidencës vjen me një imazh të ri. Është përuroi mbrëmjen e sotme mbylljen e punimeve për rikonstruksionet që janë kryer në oborrin e Presidencës. Është rikonstruktuar fasada dhe oborri i jashtëm, ku janë ndërtuar një kopsht dekorativ, shatërvani dhe është mbjellë një ulli 450-vjeçar.

Oborri dhe kopshti përreth Presidencës është i hapur, në shenjë të transparencës ndaj qytetarëve. Presidenti Nishani bëri të ditur se për të gjithë qytetarët, mjediset e jashtme dhe të brendshme të Presidencës do të jenë të vizitueshme prej tyre.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti i republikës Bujar Nishani shprehu mirënjohjen dhe falenderoj të gjithë donatorët, punëtorët e Bashkisë së Tiranës, punonjësit e administratës së Presidencës që kanë bërë të mundur realizimin e këtij dekori estetik.

presidenca
(Në foto Presidenca gjatë përurimit të sotëm)

“Mirëmbrëma të gjithëve, Shqipëri, Kosovë, të gjitha trevat shqipare janë përfshirë në gëzim me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Presidenti dhe stafi menduam të punojmë dhe me rastin e 100-vjetorit, t’i japim një imazh të ri Presidencës dhe kopështi si simboli i kreut të shtetit, si simbol i institucionin kryesor të vendit.
Falenderoj donatorët që bënë të mundur një imazh kaq të këndshëm estetik, një ulli 450-vjeçar. Falenderoj skulptorin i cili na dhuroi skulpturën.

shatervani, presidenca
(Në foto shatërvani në Presidencë)

Falenderoj Bashkinë e Tiranës, kryetarin Lulzim Bashën që mbështeti idenë. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë bërë një punë profesionale në krijim e këtij ambienti kaq të ngrohtë.
ulliri ne presidence
(Në foto ulliri 450-vjeçar në Presidencë)

Falenderoj punonjësit e administratës së Presidencës, të cilët me idetë e tyre dhe me punën e tyre bënë që të bëjmë këtë hapje, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.

monumenti ne presidence
(Në foto skulptura në Presidencë)

Hapim ambientet e Presidencës për qytetarët, pasi është institucioni i shtetit shqiptar, të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të shijojnë këtë bukuri do të kenë të gjithë mundësinë. Në ditë të caktuara të javës do të hapin dyert edhe për ambientet e brendshme, në mënyrë që të jenë të prekshme dhe të vizitueshme për të gjithë qytetarët.

Vlerësoj punën për të gjithë ata që bënë të mundur këtë imazh të ri të Presidencës dhe uroj gëzuar 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Nishani.

PERUROHET BUSTI I ADEM JASHARIT
Statuja e heroit legjendar, të luftës së Kosovës, Adem Jashari është vendosur sot në hyrje të bllokut të ambasadave në rrugën e “Durrësit”, në Tiranë. Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, Rifat Jashari, anëtar i familjes Jashari si dhe shumë personalitete të tjera nga Kosova e Maqedonia ishin të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar pasditen e sotme.

Busti i adem jasharit
(Busti i Adem Jasharit në Tiranë)

Në ceremoninë e përurimit kryeministri Berisha vlerësoi lart figurën dhe kontributin e heroit .

"Përulemi me nderimin më të thellë para burrit që shndërroi Prekazin, Drenicën, në Krujën e dytë të shqiptarëve, komandantin legjendar Adem Jashari", tha Berisha. Lexoni lajmin e plotë këtu

FESTIMET NE TIRANE
Në Tiranë festimet paradite vazhduan me panairin “Blej Produkte Shqiptare”, koncerte me këngëtarë të rinj po në pedonalen “Murat Toptani”. Ndërkohë që në teatrin e Metropolit do të ketë një prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike. Që prej orës 20:00 po në rrugën “Murat Toptani po zhvillohet një koncert me grupe rock dhe me këngë patriotike ku janë të ftuar Renis Gjoka, Kamela & Top Show Band, Valon Shehu, Grupi Na, Grifshat, Vedat Ademi.

Një CV me 36 këngë patriotike është dhurata që kryetari i Bashkisë do ti japë të gjithë nxënësve në shkollat e mesme të kryeqytetit.
“Pavarësia nuk erdhi si dhuratë apo si një moment i zakonshëm. Shqiptarët kanë luftuar me qindra vjet, kanë derdhur shumë gjak, kanë vuajtur shumë. Gjyshërit, stërgjyshërit tanë kanë përjetuar një kalvar vuajtjesh e stërmundimesh dhe janë përballur me armiq të mëdhenj dhe të fortë. Midis shumë gjërave të tjera, ajo që u jepte forcë, krahë, kudo ku ndodheshin, në sheshet e qyteteve, në shtëpitë e tyre, në dasma e në luftë dhe këto ishin këngët patriotike dhe nga këto këngë patriotike, ne marrim disa prej motove tona kryesore, si ajo “Poshtë përçarja, rroftë bashkimi! “- tha Basha. Gjatë paradites u mbajt një koncert me këngë popullore.


festime ne tirane
(Foto nga festimet sot në Tiranë)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)