Tiranë, nis sonte edicioni i 
II-të i festivalit 3 ditor të rrokut

Tiranë, nis sonte edicioni i <br />II-të i festivalit 3 ditor të rrokut
“Rock Stock Music Festival “ çel siparin e Edicionit të dytë sot në mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza” ne Tirane në ora 19:00, kur të gjithë të apasionuarit e këtij zhanri muzikor do kenë mundësinë që përgjatë 3 mbrëmjeve, të udhëtojnë drejt muzikës së tyre të preferuar.
 
Festivali synon të kapërcejë kufijtë dhe të jetë ikona e qytetit, në mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Vodafone dhe Ministrisë së Kulturës. Festivali organizohet nga muzikanti i njohur, kantautori Elton Deda, gjate 3 mbrëmjeve maratonë rock, 24/25/26 shtator 2015(e enjte e premte dhe e shtunë) . Ai do të sjellë në skenën e ngritur tek kolonat grupet dhe këngëtarët më të njohur të muzikës rock, të cilët do të performojnë live për publikun.
 
Në skenën e trashëgimisë kulturore, për të interpretuar artin e koheve moderne, “Rockstok Band”, “Jericho”, “Elita 5”, “3 Muskutjerët”,  “Muscle Tribe of Danger & Exellence”, “Kamela islamaj”, “Duck Lord”, “Offchestra”, “Eneda Tarifa”, “Gipsy Grooves”, “Renis Gjoka Band”, “Altin Goci Band”, “Shpat Deda “, “Jijner”, “The Curlies”, “Irie FM”,  do të ndezin kryeqytetin me energjinë që dhuron vetëm kjo lloj muzike.
 
Sakaq gjatë festivalit 3 ditor nuk do të mungojnë edhe surpizat, ku një ndër to është edhe rikthimi në skenë i grupit të famshëm legjendar ”Centaur Reunion” si dhe laçimi i albumit më të ri i grupit nga Kosova “Asgjë Sikur Dielli”./ATSH/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror