TIRANE- Një aksident me pasojë dy të plagosur ndodhi mbrëmjen e djeshme një orë pas mesnatës, tek kryqëzimi kryesor i Laprakës. Dy automjete, me targa AA 547 CD dhe TR 3527 D janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 01:00. Për momentin nuk dihen emrat e personave të lënduar, ndërsa njëri mësohet se është në gjëndje të rëndë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara.
(sg.shqiptarja.com)