TIRANË - Një person është plagosur gjatë një aksidenti në rrugën e Rinasit. I plagosuri, drejtuesi i mjetit tip Benz me targa AA173BK është dërguar menjëherë në Spitalin Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Mësohet se automjeti tip Benz me targë AA173BK ka goditur një betoniere, dhe se pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat e aksidentit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)