Tiranë – Dy persona kanë tentuar të grabisin me sende të forta arkën e ujësjellësit në afërsi të Shkollës së Bashkuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45. Personat e armatosur kanë tentuar të largohen me shpejtësi me motorin e tyre, por nga nxitimi kanë humbur lekët. Disa kalimtarë të rastit kanë lajmëruar policinë pasi kanë parë personat e armatosur. Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve.
(v.gj/shqiptarja.com)