Tiranë policia në gatishmëri:
Jo “Natës së Bardhë” të Ramës

Tiranë policia në gatishmëri:<br />Jo “Natës së Bardhë” të Ramës
Si e kishte bërë traditë kryebashkiaku Edi Rama, çdo 29 Nëntor, festë të Çlirimit, organizohej “Nata e Bardhë” me aktivitete të shumta non stop në të gjithë Tiranën. Disa bare dhe lokale në kryeqytet, me nismë të tyre kanë lajmëruar dhe në facebook se do ta ruajnë këtë traditë e do të organizojnë party të veçantë, sidomos nga zona e ish-Bllokut.
Lajmi ka vënë policinë në alarm, e cila konfirmon se ka shtuar patrullimet.

“Ne jemi në gaiishmëri të plotë dhe kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur rendin, sigurinë e qetësinë publike. Në terren do të ketë patrulla të shumta, jo vetëm të drejtorisë së policisë së Tiranës, por edhe të komisariateve përkatëse për të ruajtur qetësinë pas orës 12 të natës” tha për shqiptarja.com, shefi i patrullës së përgjithshme për Tiranën, Bedri Hasani.
Ndersa Vlora do te jete qyteti, ku Bashkia po organizon zyrtarisht "Naten e Bardhe".

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?