TIRANE - Dy persona janë arrestuar në flagrance në kryeqytet, nën akuzën e korrupsionit aktiv. Efektivët e policies Rrugore në bashkpunim më Seksionin e krimit ekonomiko-financiar, kanë vënë në pranga mëngjesin e sotëm 31 vjeçarin Lindor Ahmetaj, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.

Ahmetaj tentoi ti japë një shumë prej 1000 mijë lekësh efektivit të policisë rrugore, duke konsumuar veprën penale të, “korrupsionit aktiviv ndaj personave që ushtorjne funksione publike”. 

Po nga të njëtjat shërbime është bërë edhe arrestimi I dytë në flagrancë, vetëm pak minuta më vonë për 28 vjeçarin nga Mati Edison Cukali. Ky I fundit kërkoi të korruptone punonjësin e policisë rrugore me 2000 mijë lekë të reja, pasi kishte kaluar semaforin me dritë të kuqe. Të dyja rastet korrupsioni janë dërguar në prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)