Tiranë, pranga Adnan Gorit
Vrau biznesmenin e pallateve

Tiranë, pranga Adnan Gorit<br />Vrau biznesmenin e pallateve
TIRANË – Arrestohet njeriu që dyshohej se vrau biznesmenin vlonajt, Ardian Dervishi pak ditë më parë. Strukturat e Drejtorsië së Policsë së Qarkut Vlorë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Vlorë si dhe me mbështjetjen e Repartit RENEA ditën e sotme rreth orëve të drekës kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “AERODROMI “ ku si rezultat i të cilit u arrit kapja dhe arrestimi i të shumëkërkuarit: Adnand Fotaq Gori, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 25 Dhjetor 2011 ky shtetas në lagjen “1 Maji” Vlorë, për konflikit pronësie ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ardian Dervishi vjec 42, banues në Vlorë administrator dhe përfaqësues i pronarëve të një trualli ku po ndërtohej një objekt banimi (pallat).

Kapja e këtij shtetasi është kryer pas një pune 2-javore për kërkimin, gjurmimin dhe identifikimin e vendit të fshehjes, i cili ndodhej në Tiranë në afërsi të “Aerodromit të Vjetër”, në një banesë të marrë me qera.
Sipas policisë, ky person ka qënë i dënuar edhe njëherë tjetër më parë me 3 vjet burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’