TIRANE - Ditën e sotme forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë një 33 vjeçar, të akuzuar për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Në pranga ka rënë Fatmir Quni, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mbrëmë në bashkëpunim me një shtetas dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin me inicialet L.A.
 
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi shumat prej 100 euro dhe 65000 lekësh, të dyshuara të vjedhura prej tyre. Materialet ju kaluan Prokurorisë rrethit Gjyqësor Tiranë për procedime të mëtejshme penale.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)