TIRANE- Me pankarta në duar ku shkruhej “Jo armëve kimike në Shqipëri” përfaqësues të aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) zhvilluan sot në mesditë një protestë para Piramidës, pak metra larg kryeminsitrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më pas protestuesit në këmbë morën rrugën drejt Ambasadës amerikane.

Ata u ndaluan tek rruga "Dervish Hima", jo shumë larg godinës së ambasadës. Ata nuk janë lejuar nga policia të bëjnë më tej.

"Nuk jemi kundra Amerikës por kundra armëve kimike"- tha Sazan Guri, ambientalist. Protestuesit shpesh thërrisnin "Jo, jo armëve kimike" dhe në gojë mbanin maskë.

Blendi Kajsiu, aktivist i kësaj aleance tha se protesta nesër do të vazhdojë në sheshin "Skenderbej" dhe do të shtrihet në të gjithë qytetet kryesore, si Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan.

PROTESTA PARA PIRAMIDES
 “ Si qytetar e prind kërkoj një Shqipëri të sigurt. Shqiptarë, bashkohuni me kauzën: Stop armëve kimike!”- thirri aktivisti Blendi Salaj, në protestën para Piramidës
Protestuesit thërrisnim  “Shqipëria e shqiptarëve, jo e ndërkombëtarëve”. Aktivistët thanë se do të mobilizonin qytetarët në rrjetet sociale për tu bashkuar në këtë kauzë.
“I themi jo helmeve, s'ka negociata për to” tha Zirkon Fusha. Më pas protestuesit


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)