TIRANE - Dy persona janë ndaluar në Tiranë pasi akuzohen për lidhje të paligjshme të energjisë. Dy të shoqëruarit janë, Shpëtim Myrto dhe Mark Dyrmishi. CEZ Shperndarje ka bërë të ditur se, gjatë aksionit të ndërmarrë për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme të energjise elektrike në zonen e Shkozës u konstatua se pasi keto linja nderpriteshin, rilidheshin përsëri.
 
Për këtë arsye drejtuesit e CEZ Shpërndarjes kanë njoftuar policinë dhe pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit u kapën ne flagrancë, Shpetim Myrto dhe Mark Dyrmishi.
 
Gjithashtu CEZ Shpërndarje bën të ditur se, “garanton se do të vazhdojë aksionet për prerjen e lidhjeve të paligjshme tek ata abonentë, që vjedhin energjinë elektrike”.
 
Nga ana tjerër, kompania i bën apel të gjithë abonentëve familjarë dhe bizneseve, që të shlyejnë detyrimet e papaguara të energjisë elektrike dhe të mos përdorin metoda të kundraligjshme për të përfituar në mënyre abusive, pasi do të përballen me drejtësinë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)