Tiranë, rradhë e madhe në bashki
për pagesën e taksave

Tiranë, rradhë e madhe në bashki<br />për pagesën e taksave
TIRANË - Anila Çobani, ish punonjëse e zyrës së tatim taksave në Bashkinë e Tiranës, e cila u shkarkua duke u nxjerrë me dhunë nga zyra, ka postuar në faqen e vet në facebook, një foto nga zyra e tatimtaksave ditën e sotme. Në fakt, të shoqëruar edhe me shënimin: “Ndodhi ajo që parashikova unë. Dikur, detyrimet e subjekteve, administrata që drejtohej nga Edi Rama, i çonte subjekt më subjekt me inspektorët e zonave dhe njëkohësisht nëpërmjet postës. Këto që po shikoni në foto, janë lehtësirat që i krijoi kryetari i ri i Bashkisë Lulzim Basha bizneseve të vogla. Bëni një shëtitje këto ditë deri te Drejtoria e Taksave dhe do të shikoni sesi shpërthejnë bizneset nga ky veprim antiligjor dhe torturues në Drejtorinë e Taksave” është shënimi i saj në faqen e vet në Facebook, duke pasqyruar edhe me foto, ku duken qartë me dhjetëra e dhjetëra përfaqësues biznesesh që kërkojnë të paguajnë detyrimet.

(ab/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse