Tiranë, rrihet dhe hidhet
në rrugë polici bashkiak

Tiranë, rrihet dhe hidhet <br />në rrugë polici bashkiak
Një punonjës i policisë bashkiake është dhunuar nga dy kolëgët e tij, të cilët pas një sherri për motive të dobëta kanë qëlluar me grushte dhe shpulla Artur Çelen 50 vjeç. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, në afërsi të zonës së Policisë Bashkiake të Tiranës, pranë parkut të autobuzave.

Burime të sigurta thanë për Shqiptarja.com se dy policët kanë qenë duke pirë pije alkolike së bashku me Artur Çelën ndërsa më pas janë konfliktuar me këtë të fundit. Pasi kanë ushtruar dhunë, dy kolegët e tij në bashkëpunim me njëri-tjetërin e kanë shtyrë duke e lënë para një dyqani të pjesëve të këmbimit të makinave "Kadiu". I pyetur rreth ngjarjes Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha ka thënë se nuk kishte djeni rreth kësaj ngjarje.
KONFLIKTI
Artur Çela 50 vjeç është gjetur i shtirë dhe i mbuluar me gjak në afërsi të zonës së parkut.
Disa orë më parë ai ka qenë në shoqërinë e dy kolëgëve të tij, të cilët pasi kanë pirë së bashku kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Nuk dihet ende arsyeja se pse janë zënë këta punojës të policisë bashkiake, pasi vetë i dëmtuari nuk ka pranuar të japë sqarime në mënyrë të tillë që ta mbyllte çështjen me aq. Patrulla e policisë së komisariatit nr 2, të cilët kanë qenë duke kontrolluar zonën kanë parë të dëmtuarin shtrirë në tokë.
Pasi e kanë ngritur, ata e kanë çuar menjëhërë drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmën e parë. Pas ndërhyrjes së mjekëve Artur Çela është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr 2 të policisë së kryeqyteit. Pasi u mor në pyetje i dëmtuari nuk ka pranuar të tregojë duke i'u shmangur policisë.
Ai ka deklaruar se ishte zënë me disa fqinj të tij për arsye personale, kështu që kjo çështje nuk përbente shumë rëndësi. Policia e udhëzoi për të bërë një kallëzim penal ndaj agresorëve, por 50 vjeçari Astrit Çela nuk ka pranuar duke theksuar se do ta linte me kaq këtë histori.
POLICIA
Pas verifikimeve dhe hetimeve të shumta nga ana e policisë u zbulua se efektivi i policisë bashkiake është konfliktuar me dy kolëge të tij. Arturi nuk dha asnjë shpjegim në polici për këtë detaj, pasi sapo i'u komunikua ky rast ai tentoi ta mohonte menjëhërë. Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit bëhët me dije se i dëmtuari ishte në gjendje ankthi dhe nuk ka pasur dëshirë që ta çonte çështjen deri në polici.
Të pyetur rreth motiveve të kësaj ngjarje policia tha se s'kishte djeni, sepse personi që u dhunua është përpjekur që gjatë gjithë kohës ta mbajtë të fshehtë këtë detaj. Burimet konfirmuan për shqiptarja.com se Artur Çela është lënë në gjendje të lirë sapo ka deklaruar rreth ngjarjes, ndërsa nuk u morën masa të mëtejshme për të hetuar mbi dy policët bashkiakë sepse ndaj tyre nuk është bërë kallëzim penal.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha