Tiranë, s'i dha rrogën punonjësit,
në kërkim pronari i Call Center-it

TIRANE- Administratori i një Call Center-i është shpallur në kërkim, pasi nuk i ka paguar rrogën dhe sigurimet një punonjësi.

Italiani 51 vjeç me inicialet G.A. është shpallur në kërkim pas denoncimit të 21-vjeçarit shqiptar me inicialet E.Ç. se nuk i kishte dhënë pagën dhe nuk e kishte siguruar.

Policia e Tiranës po punon për arrestimin e italianit, i cili akuzohet për tre vepra penale “mashtrim”, “fshehje e të ardhurave” dhe “punësim të paligjshëm”

“Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A, vjeç 51, banues në Itali, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, te Call Center në administrim të tij, ka punësuar pa e deklaruar dhe nuk i ka paguar rrogën dhe sigurimet shoqërore, shtetasit E.Ç, vjeç 21, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e plotë dhe kapjen e G.A. Nenet 143, 170/a e 180 të Kodit Penal” njoftimi i policisë.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen