TIRANË - Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka rezultuar se ata janë të implikuar në shfrytëzimin si prostitutë të një 23 vjeçare nga kryeqyteti. Katër muaj hetime kanë mjaftuar për agjentët e seksionit të antitrafiqeve që të zenë me "presh në dorë", katër personat dhe ti dërgojnë ata për ndjekje penale për akuzën e "shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese". Prej kohësh agjentët ishin vënë në dijeni të veprimeve kriminale të të arrestuarve, duke mbledhur informacione të sakta, të cilat çuan në prangosjen e tyre në kushtet e flagrancës. Pas administrimit në dosje të provave bindëse policia e Tiranës, i ka ndezur dritën jeshile operacionit të koduar "Fshehtësia", duke arrestuar katër personat Fatmir Lizi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje, si dhe Ardian Keçi, 41 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më pare për plagosje, E. T., 23 vjeç dhe Niva Kokolari, 25 vjeçe, të dyja me banim në Tiranë. Policia ka bërë të ditur se arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur në ngarkim të tyre. Rreth orës 05:00 e mëgjesit të djeshëm agjentët kanë hyrë në ambjentet e një hoteli në Shijak, duke arrestuar katër personat e përmendur.
KODET QË PËRDORNIN
Sipas policisë mësohet se metoda që të arrestuarit përdornin ishin "Jua shërbejmë femrat në adresë, sipas mundësive të pagësës". Me këtë metodë pune, prej më tepër se rreth 4 muajsh punonin katër persona të arrestuar mëngjesit e të mërkurës, nga policia e kryeqytetit, me akuzën e shfrytëzimit për qëllime prostitucioni në rrethana rënduese. Fatmir Lizi, nga Tirana, i punësuar si taksist i dënuar më parë për vrasje, Ardian Keçi, banues në Shijak, i dënuar më parë për plagosje, akuzohen se në bashkëpunim me Niva Kokolarin, shfrytëzonin për prostitucion, një vajzë 23 vjeçare, nga Tirana, me inicialet E.T, e cila edhe dyshohet se është shfyrtëzuar dhe ka ushtruar prostitucion jashtë vendit.
Ndërkohë, operacioni është kryer gjatë mëngjesit të ditës së djeshme dhe ka përfunduar në orët e para të mëngjesit, në një hotel në qytetin e Shijakut në dhomat e të cilit, policia ka ndaluar vajzën E. T, që prostituonte me një klient. Ky i fundit sipas burimeve të policies kishte paguar ndaj njerëzve që ia kishin dërguar vajzën në Shijak, 50 euro, plus shpenzimet e taskisë.
MEKANIZMI
Sipas burimeve të policisë, Fatmir Lizi, ishte personi që me taksi e kishte dërguar 23 vjeçaren E.T, në drejtim të adresës së hotelit ku është kapur vajza duke kryer mardhënie me një klient.
Në drejtim të këtij hoteli, sipas hetuesve, e kishte orientuar Niva Kokolari, 25 vjeçarja nga Tirana. Pikërisht kjo e fundit sipas burimeve të policisë është e dyshuar si tutorja e vajzës 23 vjeçare të arrestuar nga policia gjithashtu për ushtrim prostitucioni. Sipas burimeve të policisë Niva Kokalari, ishte shfrytëzuesja e vajzës 23 vjeçare, e cila merrte fitimet kryesore të punës së saj. Ardian Keçi, i dënuar më pare për plagosje, thuajse gjithmonë luante rolin e sekserit, duke i gjetur klientë, Niva Kokolarit, për vajzën që ajo shfrytëzonte. Një praktikë e tillë kjo sipas hetuesve funksiononte gjithmonë, në të gjitha rastet. Sipas burimeve të Policisë, i interesuar për klientët ishte Ardian Keçi, i cili përgjithësisht merrte një përqindje të caktuar nga çdo rast, në varësi të pagesës që ofronte klienti. Kjo pagesë niste nga 50 euro për orë dhe në varësi të gjendjes së klientit, ajo pagesë rritej. Në rastet kur klienti e kërkonte vajzën për një natë, pra jo më për një orë, pagesa kapte shifrën e 400 eurove. Madje me këtë shumë parash, grupi, e dërgonte vajzën në çdo adresë të mundshme që e kërkonte klienti.
Burimet e policies thanë se nga hetimet e kryera është zbuluar se në shumë raste, personat e arrestuar e kishin dërguar femrën në qytete të ndryshme si në Durrës, Shijak, Kavajë, e madje edhe në Fier, për çmime që arrinin shumën e 400 eurove. Një shumë e tillë parash sipas hetuesve, nga të arrestuarit justifikohej me faktin se vajza ishte shumë e mirë, e re dhe e pakonsumuar. Burimet e policisë kanë bërë me dije se vajza e cila shfrytëzohej, kishte qëndruar një periudhë kohore jashte vendit ku kishte punuar si prostitutë, kryesisht në Itali, Zvicër dhe Austri.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com