Tiranë, shfrytëzonin femra për
prostitucion, arrestohen 3 persona

Tiranë, shfrytëzonin femra për<br />prostitucion, arrestohen 3 persona
TIRANE - Policia e kryeqytetit ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin shfytëzonin femra për prostitucion për qëllime fitimi.

Në kuadër të operacionit të koduar "Tallava 2015" u ndaluan shtetasit F. Xhemali, 26 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Ilir Peraj, 46 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë dhe Anila Morava, 43 vjeç, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi me inicialet A.D., 16 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
 
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin dhe më pas shfrytëzonin për qëllime prostitucioni vajza në lokalin e shtetasit Ilir Perajt në periferi të Tiranës.
 
Gjatë kontrollit të uniformave blu në këtë lokal, janë gjetur disa balerina të punësuara në mënyrë të paligjshme, si dhe e mitura me inicialet F.GJ., e shpallur në kërkim si person i larguar nga banesa që më datë 6 maj të këtij viti, dhe e shfrytëzuar për prostitucion në këtë lokal. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?



×

Lajmi i fundit

'Polonia asnjë rast, kanë portier të mirë', Cikalleshi: Kombëtarja ka hapur një kapitull të ri

'Polonia asnjë rast, kanë portier të mirë', Cikalleshi: Kombëtarja ka hapur një kapitull të ri