34 leje drejtimi janë pezulluar nga policia e Tiranës për drejtuesit e automjeteve që janë konstatuar me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas policisë, shërbimet e Policisë Rrugore gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë bërë kontrolle në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore duke përdorur Dragerat dhe Radarin.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Po ashtu, 34 leje drejtimi janë pezulluara, nga këto: 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet, 19 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur. 38 drejtues mjetesh u dërguan në OASh, 18 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit.
Po ashtu u këshilluan 11 drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com