TIRANË – Një shpërthim i fortë është dëgjuar rreth orës 22:20 minuta në afërsi të Shkollës Teknologjike në Tiranë dhe që dyshohet se është shkaktuar nga një eksploziv, në një banesë trekatëshe në afërsi të urës.
Gazetari Gerti Xhaja raportoi nga vendngjarja se “fatmirësisht nuk ka persona të lënduar; kanë qënë dy gra që jetonin në atë banesë, të cilat telefonuan për shpërthimin.
Pas shpërthimit gratë kanë lajmëruar policinë, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëseve dhe policisë.
Zjarrfikëset kanë ardhur dhe kanë konstatuar se nuk kishte zjarr dhe nuk do kishte pasoja të mëtejshme. Banesës madje nuk iu ndërpre as energjia elektrike.
Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi nuk kanë qënë të mëdha.

(Në foto: Policia në vendngjarje pas shpërthimit në banesë. Foto A.Çakshiri/shqiptarja.com)
Lajm në përditësim nga ora 22:22
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com