TIRANE - PDIU ka zhvilluar dje një takim elektoral me banorët e njësisë 7 në kryeqytet. Kreu Shpëtim Idrizi pasi ka prezantuar kandidatin për deputet të Qarkut të Tiranës, Tahir Muhedini ka kërkuar nga të gjithë banorët që më datë 23 qershor të votojnë partinë e vetme e cila në themel të saj ka çështjen kombëtare.
“Sot 135 vite më pas jemi ne ata që duhet të çojmë deri në fund rrugën e nisur prej tyre. Jemi ne që duhet të luftojmë për idealet e tyre, për bashkimin kombëtar, për bashkimin ekonomik.
Prandaj të gjithë në këtë ditë duhet të zotohemi se amaneti i atyre burrave nuk ka shkuar dëm dhe se PDIU ka luftuar, lufton e do vijojë të luftojë me të vetmin qëllim, Shqipërinë e Bashkuar. Ndaj ju bëj thirrje që më 23 qershor të harroni flamujt e partive e të votoni për flamurin kombëtar, të votoni numrin 50, të votoni PDIU”, tha Idrizi.
Ai u ndal te çështja çame dhe zhvillimi i saj në 4 vitet e fundit. “Ishte falë punës së palodhur të dy deputetëve të PDIU që tashmë çështja çame është kthyer në temën kryesore politike në vend, falë presionit tonë që Kuvendi nxori nga arkivat Rezolutën e vitit 2004, që rezultonte e votuar, dhe pse në atë kohë në mënyrë të paturpshme u mohua.
Këto gjëra i kemi bërë dhe kemi treguar si dimë t’i dalim Zot vendit tonë, atëherë kur na thërrasin. Por në Kuvendin e ardhshëm, ku do të jenë 7 deputetë patriotë të PDIU-së, zëri dhe forca jonë do jenë disa herë më të fortë”, tha Idrizi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print0 11.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com