TIRANE- Është një ndër rrugët më të frekuentuara në kryeqytet, për shkak të funksionit të saj, që është vetëm për kalimtarët. Por duket se aktivitetet e shumta tregtare që organizohen herë pas herë në këtë rrugë e kanë dhënë edhe efektin e vet. Bëhet fjalë për rrugën pedonale “Murat Toptani”, që, ndonëse ka vetëm pak më shumë se një vit që është përfunduar, ka vende ku pllakat janë zhdukur fare ose në raste të tjera ata janë thyer. Punimet për këtë rrugë, e cila është shtruar me pllaka të vogla mermeri përfunduan në muajin shkurt të vitit 2011, por pavarësisht kësaj periudhe të shkurtër të përfundimit të punimeve, kanë filluar e duken shenjat e para të shkatërrimit të saj. Pllaka të thyera, ( ne foto) madje në raste ata janë hequr fare i gjen me lehtësi nëpër të gjithë gjatësinë e rrugës pedonale. Specialistët shprehen se shkak për këtë situatë është aktiviteti i dendur tregtar, i cili është organizuar nga bashkia e Tiranës në këtë rrugë. Ata na shpjegojnë se sigurisht që montimi dhe çmontimi i tregjeve në këtë rrugë e dëmtojnë atë, por duhet që bizneset të paguajnë për dëmet që shkaktojnë pasi të përfundojnë aktivitetin e tyre. “Sigurisht që aktivitetet e shumta që organizohen në të, mund të shkaktojnë dëmtime në këtë pjesë. Montimi dhe çmontimi i çadrave apo kioskave të ndryshme mund ta dëmtojnë, por bizneset duhet të kujdesen të riparojnë dëmet pas përfundimit të aktivitetit”, - na thonë specialistë të urbanistikës që e njohin mirë problematikën e kësaj rruge. Ndërkohë që në të vërtetë, pas largimit të fshatit turistik të vitit të ri, bashkia e Tiranës ka bërë riparime të dëmeve që u shkaktuan në këtë rrugë, duke filluar që nga pllakat e thyera, por sidomos ndriçuesit ishin dëmtuar më shumë. Ndërsa kësaj here, bashkia e Tiranës duket se e ka lënë pas dore mirëmbajtjen e kësaj rruge të rëndësishme të Tiranës, kur më 14mars u instaluan tendat e tregut artizanal.
KIOSKAT E QOFTEVE
Ndryshe sa ishte thënë më parë, duket se edhe në këtë rrugicë ka nga ata biznese që janë të favorizuar. Ndërsa policia bashkiake largon shitësit ambulantë që dalin herë pas herë aty me ndonjë çantë me lodra fëmijësh, një tendë, ku shiten birra dhe piqen qofte pa pushim nuk përbën problem. Edhe pas largimit të tregut artizanal të ditës së verës, kjo tendë ka vijuar të qëndrojë në këtë cep të rrugës pedonale, ka vendosur edhe disa tavolina e karrige, ndërsa ata që duan të hanë qofte e të pinë një gotë birrë nuk mungojnë asnjëherë. Ndërkohë që lokalet që ndodhen në trotuarin tjetër, nga “inati” i kioskës që u ka mbirë aty, dhe që u merr një pjesë të klientëve kanë nxituar të nxjerrin tavolina e karrige jo vetëm duke zaptuar të gjithë trotuarin, por madje, duke përfituar nga fakti që është një rrugë vetëm për këmbësorët, i kanë nxjerrë tavolinat gjer në rrugë. “Mirë që nuk paguajnë taksa, por edhe na i sjellin mu këtu ngjitur. Na marrin edhe ata pak klientë që kemi se normale, duke qenë se nuk paguajnë taksa i kanë çmimet më të lira”, - na thotë njëri nga pronarët e lokaleve që i kanë në trotuarin tjetër.
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com