TIRANË- Drejtuesi i një automjeti i ka ofruar 2 mijë lekë të reja gjatë kontrollit, një efektivi të repartit Special “Shqiponja” të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por pa e menduar se ky veprim do e çonte në pranga.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e të shtunës në kryeqytet. Një autopatrullë “Shqiponja”, ndaloi për një kontroll për shkak të xhamave të zinj një automjet që drejtohej nga Donald Ahmetaj.
Në momentin kur i janë kërkuar dokumentet e mjetit, Ahmetaj sipas policisë i ka ofruar 2 mijë lekët efektivit të “Shqiponjave”, për ta lënë dhe për të mos e ndëshkuar për shkeljen e kodit rrugor përsa i përket xhamave të riveshur.
Por në vend që ta linte, efektivi i “Shqiponjave” ka njoftuar sallën operative për tendencën për ta korruptuar dhe i ka hedhur prangat Ahmetajt.
Ky i fundit është siguruar në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me akuzën e korrupsionit aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com