TIRANE- Trafiku i rënduar në kreqytet kërkon një ndërhyrje urgjente, ndërsa është kthyer në një problem me kosto të madhe për qytetarët e Tiranës.
Për të zgjidhur këtë problem bashkia e Tiranës ka firmosur sot një marrëveshje për rregullimin e trafikut dhe rikthimin e semaforëve në punë. Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se në bazë të kësaj marrëveshje do të vendosen 23 kamera për monitorimin e trafikut.
“23 kamera do të vendosen në kryeqytet për monitorimin e trafikut. Do të ketë një menaxhim të shpejtë të kësaj situate të krijuar nga trafiku I automjeteve. Ky projekt i bashkisë së Tiranës do të nisë muajin që vjen dhe do të zgjasë një vit e gjysmë. Ndërtimi i nyjeve lidhëse, hapja e artereve rrugore , përmirësimi i transportit publik, dhe elementë të tjerë do të bëjnë të mundur menaxhimin e trafikut nëpërmjet sistemit të semaforëve. Ky sistem do të jetë i kontrolluar nga qendra, nuk do të jetë më në mëshirë të fatit apo të kushtetve atmosferike. 9 nyje të reja parashikohen të nisin nga fillimi”-theksoi Basha.
Basha tha gjithashtu se ndërtimi i parkingjeve tokësore do të jetë një tjetër zgjidhje për rëndimin e trafikut në kryeqytet.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com