TIRANE- Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në sistemimin e rrugëve kryesore e dytësore të cilat kishin nevojë për rehabilitim si dhe në mbylljen e pusetave, aty ku janë problematike, sidomos në akset kryesore.

Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Manaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli deklaroi sot se është punuar në masën 85 për qind. "Deri më sot janë bërë rreth 85 për qind e riparimit të këtyre rrugëve të vendosura që në fillimet e punimeve. ..Të gjitha punimet për rrugët që ne kemi vendosur do të përfundojnë brenda muajit mars, sipas afatit që kemi vendosur bashkarisht me Ndërmarrjen 2.

Deri tani është ndërhyrë rrugën e Dibrës, në atë të Kavajës, në pjesë të Unazës, dhe në gjitha pjesët kryesore rrugore pasur probleme me gropat, pusetat dhe me kanalet e ujërave të shiut"

Ndërsa nga e hëna e javës së ardhshme do të vijojë puna për sistemimin e kapakëve të pusetave. Zeneli premtoi se punimet për riparimin e rrugëve do të mbyllen brenda afatit, dhe mirëmbajtja do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit.
(sg/shqiptarja.com)