TIRANE- Bashkia e Tiranës vijoi aksionin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga subjekte të ndryshme, si dhe për disiplinimin e parkimit të makinave vetëm në njërin krah të rrugës. Sot, Policia Bashkiake ishte në rrugën “Qemal Stafa”, një ndër rrugët më problematike për qarkullimin e qytetarëve për shkak të aktivitetit të tregëtarëve aty.
Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha deklaron se aksioni do të vazhdojë “edhe në ditët e ardhshme, deri në lirimin e të gjithë hapësirave publike dhe në të gjithë rrugët e Tiranës.
Ai shtoi se së shpejti ndërhyrjet e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike do të shtrihen në gjithë territorin e Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e ish-Bllokut.
/Shqiptarja.com