Tiranë, vodhën 100 navigatorët
e makinave luksoze, arrestohen

Tiranë, vodhën 100 navigatorët <br />e makinave luksoze, arrestohen
TIRANE- Dy persona janë arrestuar, pasi janë autorë të vjedhjes së disa navigatorëve në makinat luksoze që qarkullojnë në kryeqytet. Policia ka dokumentuar implikimin e tyre në 100 vjedhje të automjeteve të ndryshme luksoze. Në pranga kanë rënë Aleksander Qarri i njohur ndryshme si Gim Lepuri, 38 vjeç, lindur në fshatin Novoselë Vlorë, i proçeduar më parë për veprën penale të vjedhjes, Shkëlqim Gonxhi, 26 vjeç, banues në Tiranë, dhe është shpallur në kërkim Bledar Gorani dhe Gazmend Canaj, të proceduar më parë për vjedhje. Autorët janë arrestuar nga forcat e komisariatit të policisë 1 dhe 2, të cilët kanë dokumentuar të gjitha vjedhjet që janë realizuar në bashkëpunim nga dy personat.

Burimet thanë se në 20 gusht 2011, në afersi të kopshtit botanik kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip Mercedez-Benz, në pronësi të një shtetaseje, në Rrugën "Lasgush Poradeci" kanë realizuar vjedhjen e navigatorit, pjesë së volantit të automjetit së bashku me airbag-un e mercedes -Benzit, me targë TR 7766 S. Po ashtu në afërsi Kopshtit Zoologjik në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë realizuar vjedhjen e navigatorit të automjetit Mercedes-Benz, dhe vjedhjes së navigatorit të automjetit M-Benz ML, me targë TR 7514 R.
Është dokumentuar vjedhja e navigatorit të makinës ML M-benz me targë TR 7997 P, dhe mjetin me targë TR 6670 U. Të gjitha vjedhjet janë plot 100, ndërsa gjatë marrjes në pyetje autorët e arrestuar i kanë pranuar të gjitha manovrimet që kanë bërë për të realizuar vjedhjen e navigatorëve. Autorët thanë se fillimisht ata thyenin xhamin e pasagjerit të automjetin, ndërsa më pas hynin për të marrë pjesët e shtrenjta të makinës luksoze, duke i çuar më pas për shitje në pjesë këmbimi. Autorët e implikuar ishin bërë profesionist në realizimin e vjedhjes së automjeteve të kushtueshme. Ata lëviznin në këmbë në rrugë të ndryshme në kryeqytet dhe "gjuanin" rastet e lëvizjes së një makine. Për dy ditë ata e kishin studiuar zonën dhe kishin parë vendin e parkimit. Autorët ndërhynin kryesisht gjatë pasdites pikërisht në momentet që fillohej dhe të errësohej. Dyshimet sipas policisë janë dhe tek hyrja fshurazi në parkime, ku njëri prej autorëve shkonte për të marrë mjetin e tij, të lënë qëllimisht për këtë punë, ndërsa tjetri gjente mundësinë për të vjedhur ndonjë radiator. Dy të arrestuarit dyshohen të jenë dhe autorë të ngjarjeve të tjera kriminale të kësaj natyre të ndodhura në qytetin e Tiranës si dhe në rrethe të ndryshme të vendit. (Ne foto objektet e sekuestruara nga policia)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës