TIRANË – Dy të rinj kanë përfunduar në pranga ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit. Shkak është bërë vjedhja e 13 automjeteve në Tiranë. Policia e qarkut bëri sot të ditur se janë arrestuar Romeo Tufa 19 vjeç dhe Halim Xaka 30 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim 21-vjeçari Dorian Xhoxhaj nga Berati.
Policia tha se, të arrestuarit janë autorë të vjedhjes së 13 automjeteve në kryeqytet. Gjatë kontrollit janë gjetur automjetet e grabitura dhe është bërë i mundur edhe sekuestrimi i tyre.