Tre pronarë biznesesh janë shoqëruar në polici pasi akuzohen se vidhnin ujin në burimet e UKT-së dhe e përdornin për aktivitetet e tyre private.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë në kuadër të luftës kundër informalitetit, shoqëruan për lidhje të paligjshme R.Shkëmbin, K.Lilon dhe R. Stermasin.

Aksioni zhvillohet nga Task-Forca e UKT-së në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit.