Tiranë, zbulohet banda e
hajdutëve, vodhën 8 shtëpi

Tiranë, zbulohet banda e <br />hajdutëve, vodhën 8 shtëpi
TIRANE- Policia e Tiranës ka ndaluar një 17 vjeçar dhe është në kërkim të dy të tjerëve. Ata dyshohen si autorë të një seri vjedhjesh të kryera në Tiranë në harkun kohor prej një viti. “Shtetasi A.Milo nga Tirana u ndalua pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy të tjerë ka kryer tetë vjedhje banesash dhe subjektesh private, ndërkohë që është dokumentuar implikimi në këto vjedhje”, njoftoi sot Drejtoria e Policisë Tiranë.

Ata akuzohen për veprën penale të vjedhjes së dy banesave në muajin shkurt, të këtij viti, njëra në rrugën “Siri Kodra” dhe tjetra në rrugën “Haxhi Xhediku”.
Po kështu në tetor të 2011 dyshohet se janë pikërisht këta adoleshtentë, autorë të vjedhjes së dy banesave të tjera në rrugën “Siri Kodra“. Ndërsa një vjedhje tjetër ka mbetur në tentativë në banesën e një shtetasje në rrugën“Ferit Xhajko“.

Po sipas policisë adoleshentët janë të dyshuar edhe për vjedhje banesash e magazinash në rrugën e Dibrës, në rrugën “Kongresi Manastirit“dhe në rrugën “Ali Pashë Gucia“. Strukturat e hetimit të krimit të komisariatit të policisë Nr.4 Tiranë, vazhdojnë punën për të dokumentuar të tjera vjedhje të realizuara nga kjo bandë hajdutësh.
JA VJEDHJET NE TIRANE
- Me dt.21.02.2012 në rrrugën “Siri Kodra” dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi.
- Me dt.14.01.2012, në rrugën “Haxhi Xhediku”, ka vjedhur banesën e një shtetasi.
- Me dt.22.10.2011, në rrugën “Siri Kodra“, ka vjedhur magazinën në pronësi të një shtetasi.
- Me dt 12.10.2011, dyshohet se ka realizuar vjedhjen e banesës në pronësi të një shtetasi.
- Me dt.28.10.2011, në rrugën “Ferit Xhajko“, ka tentuar të vjedhë së banesën e një shtetaseje.
- Me dt.27.01.2012, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi.
- Me dt.05.01.2011, në rrugën “Kongresi Manastirit“, kanë vjedhur banesën e një shtetasi.
- Me dt.09.12.2011, në rrugën “Ali Pashë Gucia“, kanë vjedhur banesën e një shtetasi.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë