TIRANE- Një vajzë 16 vjeçare rezulton e zhdukur që prej një javë, ndërsa prindërit e saj kanë bërë një denoncim në komisaritin 2 të policisë së kryeqytetit. E mitura ishte zënë me familjarët dhe një ditë kishte shkruar një letër duke thënë: " Mos më kërkoni më, nuk kthehem". Sapo kanë parë shënimin e vajzës së tyre prindërit janë ngritur të shqetësuar duke kërkuar ndihmën e forcave policore.
Familjarët thanë se vajza e tyre kishte studiuar më parë në gjimnazin "Arben Broci", por më pas është shkëputur duke u transferuar në një shkollë private, kolegj.
Pas kryerjes së një denoncimi nga ana e tyre, efektivë të shumtë kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj. Inspektorët e komisariatit të policisë nr 2 kanë marrë në pyetje prindër dhe të afërm të 16 vjeçares së zhdukur nga shtëpia e saj.
(Lajmi i plotë sot në Shqiptarja.com)