TIRANE- Një 26-vjeçar nga Tirana rezulton i zhdukur prej mesditës së sotme. Familjarët e tij kanë shprehur shqetësimin, pasi 26-vjeçari, Fatjon Xhima, është me aftësi të kufizuara mendore.

Në kryeqytet, ai njihet me emrin e ndryshuar Fuat.

Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij, duke dhënë edhe detaje për pamjen e tij.

Fatjon Xhima, 26-vjeçar, është brun me flokë të shkurtra, dhe ka veshur xhinse blu, dhe bluzë të zezë me viza blu.

Familjarët luten që kushdo që e sheh Fatjon Xhimën apo ka informacion për të, të njoftojë në numrin e tyre 0694744299.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)