TIRANË – Policia e kryeqytetit ka parandaluar një vrasje gjatë orëve të pasdites. Tre të rinjt janë konfliktuar në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”. Shkak sipas policisë është bërë një femër. Në debat e sipër, i riu Edjan Metaj ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar njeriun me të cilin po debatonte. Patrulla e policisë e komisariatit numër 2 ka mbërritur në vendngjarje duke ndaluar 22 vjeçarin Metaj e duke sekuestruar pistoletën dhe 7 fishekë.

(aq/shqiptarja.com)