Tiranë, zjarr në banesën
pranë ambasadës egjiptiane

Tiranë, zjarr në banesën<br />pranë ambasadës egjiptiane
TIRANË - Një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Tiranës. Mësohet se zjarri ka rënë në një pallat në afërsi të ambasadës egjiptiane. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë marrë masat për shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake nuk ka persona të lënduar nga ngjarja. Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Familjarët nuk kanë pasur dëmtime, ndërkohë që dhe personat që jetonin në afërsi të apartamentit, janë evakuar.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024