Tirana 104 vjet kryeqytet, Presidenca hap dyert për qytetarët, Begaj: Të ruajmë traditat e të kontribuojmë në pasurimin e jetës

Tirana 104 vjet kryeqytet, Presidenca hap dyert për qytetarët, Begaj: Të ruajmë traditat e të kontribuojmë në pasurimin e jetës

Takimi i presidentit Bajram Begaj

Tirane- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, hapi sot dyert e institucionit për kremtimin e 104-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Në këtë aktivitet morën pjesë si të ftuar nderi personalitete të mjekësisë, drejtësisë, kulturës, arsimit, medias, si dhe përfaqësues të familjeve autoktone të Tiranës.

Presidenti vlerësoi kontributin e tyre për Tiranën si kryeqendër të Shqipërisë, si dhe zemërgjërësinë e bujarinë që kanë treguar ndaj të ardhurve ndër vite nga trojet e tjera shqiptare.

"Dëshiroj ta nis me një falenderim të veçantë për përfaqësuesit e disa prej familjeve autoktone të Tiranës, të cilët janë gurët e themelit të një kryeqyteti sa tradicional, aq edhe modern. Tirana nuk mund të kuptohet pa folur për banorët e saj zemërgjerë. Ndër vite “tironsit” me ngrohtësinë, bujarinë dhe dashamirësinë karakteristike mirëpritën pa asnjë komples vëllezërit shqiptarë nga troje të ndryshme.  Tirana ishte që në fillimet e saj mishërim i vlerave më të mira shqiptare, i tolerancës dhe mirëkuptimit, i bashkëpunimit dhe respektit ndaj tjetrit.  Në Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë. Kryeqyteti është transformuar ndër vite nga një nyje që lidhte rrugët kryesore të trevave tona, në qendrën kryesore politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të shqiptarisë. Tirana është një histori suksesi.

 Historia e qytetit është padyshim historia e mrekullueshme e banorëve të Tiranës. Secila gjeneratë la gjurmët e saj në histori, arkitekturë, urbanistikë dhe mbi të gjitha, në frymën e saj patriotike, atdhetare dhe pro perendimore. Tirana dhe qytetaret e saj i kanë paraprirë progresit, duke e kthyer atë në kryeqendrën e shqiptarëve kudo ata ndodhen.

E sot 104 vite nga shpallja e saj si kryeqytet, presidenti vuri theksin tek ruajta e traditës dhe pasurimit të jetës së saj 

"Tirana sot është një qytet i gjallëruar, që jeton me ritme të përshpejtuara. Ajo ruan fort traditën e mirëseardhjes, të mirëkuptimit dhe mundësisë për një jetë të mirë. Është detyra jonë që të vijojmë të ruajmë traditat dhe të kontribuojmë në pasurimin e jetës së kryeqytetit më shumëngjyrësh të rajonit tonë, të Tiranës që nuk njeh moshë, të Tiranës tonë të përbashkët" 

Pjesë e kremtimit të 104-vjetorit të Tiranës Kryeqytet ishin artistë të njohur të Tiranës , të cilët, përmes interpretimeve të tyre, sollën kryeqytetin në tinguj e vargje. Artizanët e Tiranës, që promovojnë traditën e të parëve të tyre, ekspozuan punime të ruajtura prej shekujsh.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri