Tirana 400 vjet qytet, Bashkia:
Aktivitete gjatë gjithë këtij viti

Tirana 400 vjet qytet, Bashkia:<br />Aktivitete gjatë gjithë këtij viti
TIRANË - Bashkia e Tiranës ka njoftuar që prej datës 11 shkurt do të nisin një sërë aktivitetesh në kuadër të 400 vjetorit të themelimit të Tiranës si qytet. Aktivitet do të kulmojnë gjatë gjithë vitit në bashkëpunim me shoqatën Tirana duke evidentuar historinë e qytetit të Tiranës dhe shpalljes së saj si kryeqyetet para 94 vjetësh.
 
Drejtori i drejtorisë së Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi tha për mediat një se do të organizohen një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë gjithë vitit.
 
“Është menduar që fusha e botimit të jetë prioritet sepse janë elemente që mbeten, duke evidentuar që nga hartat e vjetra të qytetit e deri në ditët e sotme, për brezin e ri ture turistike “Të njohim historinë e qytetit”, tha Skënderi.
 
Ndërsa kryetari i shoqatës “Tirana” Arben Tafaj i kërkojë bashkisë që në kuadër të aktiviteteve pikë së pari do të zhvendosin bustin e Sulejman Pashës, njeriu që mori përsipër të themeloj këtë qytet
 
Sipas Tafajt, “së pari, brenda një periudhe të shkurtër do t’i kërkonim Bashkisë së Tiranës që të bënte zhvendosjen e bustit të Sulejman Pashës, aty ku atij i takon, dhe jo në atë pozicion ku u vendos para 80 vitesh dhe besoj se kjo do të ishte një ndër hapat e parë”.
 
Aktivitetet e planifikuara për përkujtimin e 400 vjetorit të qytetit të Tiranës kanë si qëllim evidentimin e gjithë kësaj periudhe si në planin historik, si në planin e zhvillimit urban por edhe të hapësirave tregtare të evolucionit të tregtisë, të evolucionit të këtij komuniteti që nga ato momente e deri në ditët e sotme për gjithë qytetarët e Tiranës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë