Tirana 92 vjet kryeqytet
Berisha: Përmbysi diktatorin

Tirana 92 vjet kryeqytet<br />Berisha: Përmbysi diktatorin
TIRANE- Me rastin e 92- vjetorit të shpalljes së saj si kryeqytet, Bashkia e Tiranës organizoi sot një simpozium me këtë temë, ku merrnin pjesë edhe kryeministri Berisha, kryebashkiaku Basha, krerë të komuniteteve fetare, pjesëtarë të familjeve të vjetra tiranase dhe studiues të ndryshëm.

Kryeministri e cilësoi “një ditë të veçantë në historinë e kombit tonë, një akt madhor” përzgjedhjen e Tiranës si kryeqytet.

”92 vjet më parë në Kongresin e Lushnjës u mor vendimi më i mençur, duke e shpallur Tiranën kryeqytet” tha Berisha, duke kujtuar vendimin e marrë nga Sulejman Delvina, Ahmet Zogu dhe anëtarë të tjerë të Kongresit të Lushnjes, në 1920.

Kreu i qeverisë u ndal në ngjarjet gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore , duke theksuar se klasa politike e asaj kohe nuk diti kurrë të hynte në zemrat e banorëve të Tiranës.

“Tirana ra në kthetrat e një grupi, një bande barbare, e cila u izolua në Bllok dhe nuk u integrua kurrë në zemrat e tiranasve. Por në rastin e parë që iu dha, Tirana përmbysi diktatorin dhe i dha partinë e parë demokratike Shqipërisë”, tha ai.

Berisha përgëzoi Bashën për “frymën qytetare që i ka kthyer Tiranës”. Kryetari i bashkisë tha se “është momenti për të kujtuar të gjitha familjet autoktone tiranase dhe për të folur për Tiranën e të ardhmes”. 100 vjetori i Pavarësië- tha Basha është qytet i bashkëjetesës fetare.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024