Edicioni i dytë i Tirana Art Weekend e ka shndërruar kryeqytetin në një ekspozitë të hapur arti, ku qyteti merr frymë në ritmin e krijimtarisë.
Tirana Art Weekend, një stacion i konsoliduar i programacionit kulturor kombëtar, ka nisur që më 27 nëntor, duke përfshirë mbi 17 hapësira të dedikuara ku do të prezantohen 33 mini-ekspozita, premiera, programe të reja artistike dhe performanca live nga mbi 70 artistë.
Mes tyre “Videombikëqyrje GKA”, vepra më e fundit e artistit Gentian Shkurti, është projektuar në fasadën e sapo rinovuar të Galerisë Kombëtare të Arteve.
Galeria Kombëtare e Arteve dhe Rrjeti i Arteve Pamore Shqiptar kanë bashkuar forcat për të komisionuar një vepër të re nga një artist shqiptar.
Duke përdorur kamera mikroskopike, videoja kap tekstura të fshehura, gjurmë kohe dhe mikrodetaje materiali nga veprat e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Këto fragmente vizuale, të shndërruara në një narrativë abstrakte, të projektohen mbi fasadën e restauruar të Galerisë, i zbulojnë publikut një dimension të ri të trashëgimisë vizuale shqiptare.
Komente

